Ballina SPORT

SPORT- Juventus shumë pranë mrekullisë, penalltia shpëton ekipin e Real Madrid

TIRANË, 11 prill/ATSH/- Një ndeshje e lehtë dukej ajo mes Realit të Madridit dhe  Juventusit duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë 3 me 0 në favor të ekipit madrilen, por nuk rezultoi e tillë.

Ekipi nga Torino tregoi karakter në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, duke ja vështirësuar së tepërmi kualifikimin Real Madridit, i cili u kualifikua me anë të një 11 metërshi mjaftë të dyshimtë.

Ishte portugezi Ronaldo i cili shndërroi një aksion pa shumë pretendime në minutat shtesë të takimit në një biletë kualifikimi për ekipin e tij, duke ekzekutuar me mjeshtëri penalltinë e fituar nga Lucas Vazquez.

Edhe pse Juventus shënoi me anë të kroatit Mario Mandzukic dhe Matuidi kjo nuk mjaftoi për të arritur kualifikimin e skuadrës së Alegrit./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIRI – Autokolona me 3 800 të evakuar nga Duma mbërrin në destinacion
Artikulli tjetërAFGANISTAN – Talebanët vrasin guvernatorin e një province