SIRI – Autokolona me 3 800 të evakuar nga Duma mbërrin në destinacion

DAMASK, 11 prill /ATSH-AFP/ – Një autokolonë me 3 800 persona të evakuar nga Duma, zona e fundit rebele në afërsi të Damaskut, u lejua përfundimisht ditën e sotme të hynte në qytetin e Al-Bab-it (veri), pasi u bllokua për orë të tëra nga ana e rebelëve, sipas një OJQ-je.

Dhjetëra banorë të Al-Babit kishin protestuar që ky kontigjent luftëtarësh dhe civilësh të evakuohej nga Duma, zona e fundit rebele në Gutan Lindore të mund të hynin në qytetin e tyre, sipas një korrespondenti të medias i pranishën në vendngjarje./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.