TIRANË, 9 prill/ATSH/-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u takua sot me një grup artistësh që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së mbajtur, Kryemadhi tha se LSI është e gatshme për të qenë pranë artistëve, për të kontribuar në një art të pavarur.
“Duam të jemi pjesë e luftës së tyre dhe për çdo veprim na kanë në krahë për të mos e lejuar këtë shkatërrim të artit dhe kulturës. Shqiptarët nuk krenohen me politikën tonë, por me artistët dhe artin. Jemi me ju dhe jemi të gatshëm për çdo gjë që keni nevojë sepse vetëm një art i pavarur mund të prodhojë art”, u shpreh Kryemadhi. /z.t/ /a.g/






















