Ballina Lajme nga Vendi

Dëshmia e Rajmondës, falë check up falas parandaloi avancimin e sëmundjes

TIRANË, 9 Prill/ATSH/-Falë politikave shëndetësore që ofrojnë ekzaminime falas për qytetarët nga mosha 35-70, Rajmonda Marjana, pensioniste pranë lagjes nr.10 në kryeqytet zbuloi në kohë sëmundjen, duke shmangur komplikacionet që janë fatale për jetën.

66 vjeçarja nga Tirana ka ndarë dëshminë e saj, që falë check-up falas, arriti që të kryente të gjitha analizat dhe ekzaminimet për të parë gjendjen e saj shëndetësore, ndërkohë që deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë simptomë të ndonjë sëmundje.

Pas konsultimit me mjeken e familjes, ajo u drejtua për të bërë check up.

“Mora informacion nga mjekja e familjes për të bërë check-u. Isha e shëndetshme, nuk dija që vuaja nga asnjë lloj sëmundje, por kur bëra check-up dola me kolesterol të lartë. Fillimisht fillova me dieta, pastaj edhe me pak mjekim. U ndjeva mirë sepse i bëra të gjitha ekzaminimet, të gjitha analizat. U ndjeva shumë komode dhe njëkohësisht pa pagesë”, ka thënë Rajmonda në dëshminë e saj.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shoqëruar postimin e saj me një video, ku tregohet dhe historia e Rajmondës. z.tosku/ /a.g/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/439785986477457/?t=3

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujdesi për lëkurën në stinën e pranverës
Artikulli tjetërVunoi mirëpret South Outdoor Festival, promovim i turizmit të qëndrueshëm