Ballina Bota

UASHINGTON- SHBA vendos sanksione kundër 12 kompanive ruse

UASHINGTON, 6 prill /ATSH-DPA/ – Departamenti amerikan i Thesarit deklaroi sot se kishte vendosur sanksione kundër shtatë biznesmenëve rusë, 12 kompanive që ata kontrollojnë si edhe kundër 17 zyrtarëve të lartë qeveritarë rusë për ”aktivitete të rrezikshme në të gjithë botën”, përfshirë ato në Ukrainë dhe Siri.

Të përfshirë në këtë listë janë edhe një kompani shtetërore ruse e shitjes së armëve si edhe banka që e financonte.

“Qeveria ruse operon për përfitimet joproporcionale të biznesmenëve dhe të elitës qeveritare”, deklaroi sekretari Departamentit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

Ai akuzoi qeverinë ruse për ”aktivitet të rrezikshëm në të gjithë botën, përfshirë Krimenë e pushtuar dhe lindjen e Ukrainës”.

”Rusia furnizon me armë edhe qeverinë siriane të presidentit Bashar al-Assad”, theksoi Mnuchin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat në buxhetin e shtetit rreth 67.6 miliardë lekë në dy muajt e parë të 2018-ës
Artikulli tjetërSOFT NEWS – “Despacito” rekord botëror me 5 miliardë shikime