Ballina Lajme nga Vendi

SOFT NEWS – “Despacito” rekord botëror me 5 miliardë shikime

TIRANË, 6 Prill/ATSH/.- Hiti “Despacito” është  videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në faqen e internetit, në YouTube.

Në vendin e parë në shumicën e renditjeve botërore, kënga e portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee tashmë ka fituar rekorde të shumta ndërkombëtare.

Por shifrat gjithashtu flasin për një dominim në shitje dhe në transmetime televizive, ku është kënga më e dëgjuar në mënyrë absolute.

Pikërisht në platformën video, “Despacito” ka ‘shkatërruar’ konkurrencën ; në vendin e dytë është “See You Again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth me 3.49 miliardë shikime dhe “Shape of You” nga Ed Sheeran në vendin e tretë me 3.41 miliardë./Tgcom24/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON- SHBA vendos sanksione kundër 12 kompanive ruse
Artikulli tjetërMundësitë për të studiuar me bursë në Gjermani