Ballina Bota

SEUL – Ish-presidentja Park dënohet me 24 vjet burg për korrupsion

SEUL, 6 prill /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në Seul dënoi sot me 24 vjet burg ish-presidenten koreano-jugore, Park Geun Hye me akuzën për korrupsion, njoftoi media lokale.

Gruaja e parë e zgjedhur presidente në vendin aziatik, Park, 66 vjeçe, e cila u arrestua në mars 2017, u shpall fajtore për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Gjykata e dënoi ish-presidenten edhe me një gjobë prej 13 milionë eurosh./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihma ekonomike nuk është zgjidhje, alternativë punësimi
Artikulli tjetërSHBA – Trump dërgon 4 000 ushtarë në kufirin meksikan