Ballina Bota

UASHINGTON –  Sulmet kibernetike mund të aktivizojnë mekanizmin e mbrojtjes kolektive të NATO-s

MONTREAL, 5 prill /ATSH-DPA/ –  Mekanizmi i mbrojtjes kolektive të NATO-s mund të aktivizohet për herë të dytë, vetëm në rast se aleanca goditet nga një sulm  kibernetik, deklaroi dje sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“NATO u kushton një vëmendje të veçantë sulmeve kibernetike, sepse ne po shohim  gjithnjë e më shumë të ndodhin sulme kibernetike”, deklaroi Stoltenberg për gazetarët në Otava gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

“Sulmet kibernetike mund të jenë po aq të dëmshme sa dhe sulmet kinetike”, shtoi ai.

“Në vitin 2014 aleanca ra dakort se nëse do të goditeshin nga një sulm kibernetik mund të nxiste zbatimin e nenit 5 të NATO-s dhe një reagim nga e gjithë aleanca”,  deklaroi Stoltenberg, i cili ishte në Otavë për një vizitë dyditore me zyrtarët kanadezë përpara takimit të ardhshëm të liderëve të NATO-s, në Bruksel.

Neni 5 mbron parimin se sulmi ndaj vetëm një anëtari përbën një sulm ndaj të gjithëve.

Ky nen është vënë në zbatim vetëm një herë gjatë gjithë ekzistencës 69-vjeçare të aleancës, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMajko homazhe në varrin e rilindasit të njohur Sami Frashëri
Artikulli tjetërSektori bankar në vend mbetet i qëndrueshëm