Ballina Lajme nga Vendi

Majko homazhe në varrin e rilindasit të njohur Sami Frashëri

TIRANE, 5 Prill /ATSH/ -Në ditën e fundit të vizitës së punës në Turqi, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi homazhe në varrin e shkrimtarit dhe rilindasit të njohur Sami Frashëri. Ai vendosi një buqetë me lule në vendin ku ai prehet në Stamboll.
Më  herët ministri vizitoi Muzeun e Gallatasarait, qendra kulturore e themeluar në vitin 1868.

I shoqëruar nga Konsulli shqiptar në Stamboll Agron Tare dhe përfaqësues të komunitetit,  Majko bëri një ndalesë edhe në Liceun 537 vjeçar të Gallatasarait, një prej më të famshmëve në Turqi.

Një vizitë e veçantë ishte edhe ajo në klinikën dentare të një familje shqiptare, e cila pavarësisht se ka emigruar në Turqi 80 vite më parë, ka ruajtur gjuhën dhe dashurinë për vendin e origjinës. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Mattarella bisedime me partitë kryesore për një qeveri të ardhshme
Artikulli tjetërUASHINGTON –  Sulmet kibernetike mund të aktivizojnë mekanizmin e mbrojtjes kolektive të NATO-s