Ballina Bota

VJENË – Austria kërkon ndalimin e burkës në kopshte dhe shkollat fillore

VJENË, 4 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria austriake e konservatorit, Sebastian Kurz, aleat i ekstremit të djathtë, FPO theksoi sot se po përgatiste një ligj me vlerë simbolike për të ndaluar mbajtjen e burkës për fëmijët në kopshte dhe shkollat fillore.

“Projektteksti do të finalizohet para verës”, theksoi ministri i Arsimit, Heinz Fasmann gjatë një mbledhjeje të qeverisë duke theksuar se shikonte në këtë iniciativë një “masë simbolike”, pavarësisht nga numri i fëmijëve në kopshtet dhe shkollat fillore.

Ideja për të ndaluar burkën në këto nivele arsimore u përmend këtë fundjavë nga zëvendëskancelari dhe drejtuesi i FPO-së, Heinz-Christian Strache, në emër të politikës së integrimit.

“Ne dëshirojmë që të gjitha vajzat të kenë të njëjtat mundësi në Austri”, theksoi Sebastian Kurz, 31 vjeç, për radion O1 duke u shprehur se dëshironte shmangien e formimit të shoqërive paralele./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria e Kosovës e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, edhe pas liberalizimit
Artikulli tjetërZemër e shëndetshme me ushqime shumëngjyrëshe