PARIS, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Krerët e SNCF-së, kompania hekurudhore franceze që përballet sot me një ditë greve të punëtorëve, njoftojnë për një pjesëmarrje në këtë grevë të 33,9% kundrejt 35,4% që ishin ditën e parë të mobilizimit më 22 mars.
Mes makinistëve të trenave, niveli i pjesëmarrjes dhe mobilizimit kundër reformës hekurudhore të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron arriti në 77%.
Reforma e SNCF-së, operatori francez i hekurudhave, e përgatitur nga qeveria franceze hyn në kuadrin e një reforme të gjerë të rregullave të lojës nga shërbimet hekurudhore në BE, ku transportet kombëtare të udhëtarëve duhet t’i hapen konkurrencës.
Ky tekst, i miratuar në vitin 2016 në BE, përcakton një kalendar për liberalizimin e shërbimeve kombëtare të transportit të udhëtarëve brenda një shteti anëtar të BE-së, si dhe rregulla të reja për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore./ /G.S/ a.jor.























