ATHINË – Cipras: Greqia në fazën përfundimtare të memorandumeve

ATHINË, 3 prill /ATSH-ANA-MPA/ – Greqia ndodhet tani në fazën përfundimtare të arritjeve të qëllimeve që sollën në pushtet qeverinë, dalja nga mbikëqyrja e rreptë e BE-së dhe  programet e memorandumeve, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një fjalimi në mbledhjen e kabinetit.

Cipras theksoi nevojën se qeveria nuk duhet të humbiste fokusin e objektivit dhe të mos binte në vetëkënaqësi duke vënë në dukje se metrat e fundit të rrugës drejt daljes nga programi i paketës financiare do të ishin më të vështirat.

“Mos harroni se kjo qeveri u formua nga parti me këndvështrime të ndryshme ideologjike, por me një objektiv politik qendror të përbashkët, për një dalje të sigurt dhe përfundimtare nga programet e memorandumeve dhe mbikëqyrja mbytëse dhe për një  rimëkëmbje të sovranitetit tonë ekonomik”, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras./ /a.i/ a.jor.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.