Ballina Lajme nga Vendi

Modelet më të bukura të fundeve xhins për pranverën

TIRANË, 31 Mars/ATSH/.- Me ardhjen e pranverës, në listën e veshjeve e që ne menjëherë duam të kemi, sigurisht që nuk mund të mungojë fundi xhins.

Të rehatshme dhe të rastësishme aq sa duhet, por super cool. Këto janë karakteristikat që e bëjnë veshje më të duhur për këtë stinë, me mjaft modele që plotësojnë nevojat e stilit të secilës prej nesh.

Nga xhinsi mini ngjyrë blu në variantin e zi për një prekje rrok. Nga versionet thelbësore të ditës në më elegantet dhe të veçantat, midi ose deri tek gjuri, perfekte edhe për mbrëmje.
Kombinimet që mund të eksperimentoni për një rezultat vërtet përrallor? Ne kemi studiuar 6 pamje të ndryshme për ti patur në konsideratë.

Ndër fundet xhins më moderne është ai me butona, edhe më mirë nëse janë metalizato. Kombinimi perfekt? Provoni një bluzë me një jakë me një ton bon bon: ju nuk do të zhgënjeheni.

Nëse preferoni diçka më të veçantë sesa xhinsi klasik blu, përqendrohuni tek e zeza. Kombinojeni me një t-shirt me grupin tuaj muzikor të zemrës. Veshja për në një koncert është kryer!

Një tjetër siguri e madhe e veshjes pranverore mbetet e gjithë veshja xhins, duke zgjedhur një fund dhe një këmishë xhins, ndoshta të stolisur me qëndisje dhe aplikime.

Për më shumë modele i hidhni në sy galerisë për të zgjedhur kombinimin perfekt për stinën e pranverës./Grazia/k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalaja e Gjirokastrës përgatitet për turistët
Artikulli tjetër“Bota turke me gjithë ngjyrat e saj” mirëpritet nga artdashësit shqiptarë