Ballina Bota

SEUL – Dy Koretë bien dakort për një samit më 27 prill

SEUL, 29 mars /ATSH-DPA/ –  Dy Koretë kanë rënë dakort për të zhvilluar një samit më 27 prill, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, pas bisedimeve në zonën kufitare të Panmunjom.

Samiti, i treti që nga Lufta e Koresë 1950-1953, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae In.

“Liderët do të takohen në Shtëpinë e Paqes në pjesën jugore të Panmunjonit”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Gjithashtu, të dy palët pritet të zhvillojnë të mërkurën bisedime në nivel pune, lidhur me marrëveshjet e protokollit dhe të sigurisë./ /a.i/  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga e re Cërrik-Belsh-Kuçovë, kapitull i ri për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit
Artikulli tjetërZgjerohet gama dhe kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës