ATHINË, 27 mars / ATSH-ANA-MPA / – Në një epokë të mashtrimit universal, të themi të vërtetën kemi të bëjmë me një veprim revolucionar, tha sot kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Greqi, Giorgos Markopouliotis.
Markopouliotis foli rreth fenomenit të lajmeve të rreme (Fake News) përpara ngjarjes “Fake News nën mbikqyrjen e Komisionit Europian”, që do të zhvillohet sot pasdite.
“Lajmet e Rreme nuk janë diçka e re, por teknologjia e internetit po kontribuon ndjeshëm në përhapjen e tyre në mënyrë të shpejtë”, tha ai.
Markopouliotis iu referua nismave të Komisionit Europian për të kundërshtuar fenomenin e lajmeve të rreme si dhe rolin e Google, Facebook dhe Twitter në këtë përpjekje.
Iniciativat e Komisionit synojnë të hedhin dritë mbi atë që nënkuptohet si lajm i rremë, duke përfshirë mjetet që mund të përdoren për ta penguar./ / a.i / a.jor.























