TIRANË, 26 mars/ATSH/.- Nëse për Lucio Battisti ishin Kopshtet e Marsit që vishen me ngjyra të reja, në pranverë -verë janë rrobat dhe aksesorët, por edhe instalimet artistike, elementët e dizajnit dhe ushqimi që duhet të mbulohen me lule.
Një déjà vu? Ndoshta. Por ajo që është e sigurt është se kurrë më parë këtë vit energjia vitale e luleve shpërthen në jetën e përditshme, duke infektuar të gjithë sektorët, nga moda në stilin e jetës. Ky është një flower-boom, një shpërthim i petaleve i ngjyrosur me aroma të formave dhe madhësive të ndryshme, që gjithashtu magjeps yjet dhe bëhet yll i padiskutueshëm i tendencave të reja, duke zbuluar kuptimin simbolik të luleve, një emblemë pastërtie, rilindjeje dhe shprese.
Lulet në këtë mënyrë shfaqen në pasarelat e gjithë botës, lulëzojnë në pjatat e kuzhinierëve, pasurojnë pamjen e të famshmeve, lulëzojnë në kafene, japin një kontakt ekologjik me ambientin e brendshëm dhe kanë bërë për vete personat që kanë Instagram, të cilët kanë publikuar rreth 170 milionë postime me #flowers dhe #flower. Kjo është ajo që del nga një monitorim i kryer nga Espresso Communication për Bigi Cravatte Milano në mbi 30 botime ndërkombëtare të dedikuara për stilin e jetesës, çështjet aktuale dhe tendencat në fushën e modës, ushqimit, por edhe dizajnit dhe artit për të kuptuar se çfarë do ta veçojë sezonin e ardhshëm.
Shumë marka kanë vendosur të përdorin modele origjinale me lule dhe kontraste të ngjyrave për t’i dhënë jetë krijimeve të tyre. Sot, siç raporton The Irish Times, gjithnjë e më shumë njerëz eksperimentojnë tendencën e luleve duke e futur në xhaketa, këmisha, t-shirt, me ngjyra të ndritshme, me detaje dhe printime në formën e luleve.
Lulet shfaqen kudo duke u bërë protagonistet e padiskutueshme: ato shfaqen në fustanet e gjata, të shkurtra, në pallto, lulëzojnë në bluza dhe t-shirt dhe zbukurojnë çantat, këpucët dhe atletet.
Dhe përsëri në Paris, raporton The Nee York Times, në një treg të vogël me lule në L’Ile de la Cité, kohët e fundit u prezantua një linjë bizhuterish me lule të freskëta dhe aromatike të firmës Stephanie D’Heygere.
Lulet gjithashtu janë përdorur edhe në kapuçë, nga artisti i luleve në Brooklyn, Joshua Werber, i cili i dha jetë kryeveprave të vërteta të dedikuara piktorëve që bënë historinë e artit amerikan, sipas The New York Times Style Magazine .
Lule gjithashtu hyjnë në kuzhinat e shefave dhe pastiçerët i japin jetë krijimeve të imagjinatës në kuzhinë. Arsyeja nuk është vetëm estetike, por e shëndetshme. Siç raporton Huffingtonpost, është vërtetuar shkencërisht se lulet kanë një antioksidant të fuqishëm.
Letra e murit dhe tapiceria do të jenë gjithashtu me lule për një ambient më romantik e natyral dhe do të kontribuojnë për ta transferuar shtëpinë tuaj në një kopsht të vërtetë./k.s/
































