Ballina Aktualitet

Meta vizitë zyrtare në Maltë

TIRANË, 26 Mars/ATSH/.- Me ftesë të Presidentes Marie-Louise Preca, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis drejt Republikës së Maltës për të zhvilluar një vizitë shtetërore dyditore.

Presidenti Meta do të mikpritet dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Meta do të ketë takime zyrtare e bisedime me kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrezet e diellit për mendjen dhe trupin tuaj
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania: Vendimi për Puigdemont i takon Madridit