Ballina Bota

BERLIN – Gjermania: Vendimi për Puigdemont i takon Madridit

BERLIN, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Spanja është një shtet demokratik i së drejtës dhe konflikti katalanas duhet të zgjidhet brenda sistemit ligjor dhe kushtetutës spanjolle, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Gjatë një konference për shtyp, mbi arrestimin dhe dorëzimin e mundshëm të liderit katalanas, Carles Puigdemont në Madrid, Seibert tha se çështja kishte të bënte me një procedurë që lidhej me ligjin e së drejtës dhe se Puigdemont ishte akuzuar nga  Spanja për krime.

“Një urdhërarrest europian do të nënkuptonte në thelb, se vendimet janë në dorën e institucioneve të drejtësisë”, dhe  ato bazohen në besimin e përbashkët të sistemeve të drejtësisë “, deklaroi Seibert.

” Për momentin nuk ka asgjë për të shtuar “, përfundoi ai, duke iu referuar një roli të mundshëm të qeverisë në vendimin për dorëzimin e Carles Puigdemont. / /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vizitë zyrtare në Maltë
Artikulli tjetërMEPJ shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë