Ballina Bota

FRANCË –  Vdes polici i plagosur gjatë sulmit terrorist

PARIS, 24 mars /ATSH-DPA/ – Një polic vdiq sot pas plagëve që mori gjatë një sulmi terrorist në jug të Francës, njoftoi sot ministri i Brendshëm,  Gerard Collomb.

“Zyrtari i xhandarmërisë , 45 vjeç kishte kërkuar  vullnetarisht të merrej peng në këmbim të civilëve”, deklaroi Collomb gjatë një postimi në Twitter.

“Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin, guximin dhe sakrificën e oficerit”, shtoi Collomb.

“Ai shpëtoi jetë njerëzish dhe nderoi trupat e armatosura dhe vendin e tij”, deklaroi më herët , presidenti francez, Emmanuel Macron.

Pas sulmit terrorist numri i vdekjeve ka shkuar në katër.

Një shpërndarës droge, me sa duket i shndërruar në terrorist, vrau dje tre persona gjatë një sulmi në jug të Francën.

Gjatë sulmit, pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, midis të cilëve edhe oficeri i policisë.//a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia vendos kangjella të reja përgjatë rrugës së “Elbasanit”
Artikulli tjetërAnkesat e bizneseve, u jepet zgjidhje 31 kërkesave nga 45 të trajtuara