Ballina Aktualitet

Bashkia vendos kangjella të reja përgjatë rrugës së “Elbasanit”

TIRANE, 24 Mars /ATSH/ -Kangjellat e reja përgjatë rrugës së “Elbasanit” tashmë do të rrisin sigurinë e këmbësorëve në një zonë ku deri dje nuk mund të kaloje pa i bërë sytë katër. Bashkia e Tiranës ka vendosur kangjellat përgjatë rrugës së Elbasanit deri në Sauk me qëllim shmangien e aksidenteve.

Këto të fundit e bëjnë më të sigurt rrugën për kalimtarët, veçanërisht në zonat ku ka nxënës dhe studentë.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trafikut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve të paligjshme në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Akuzë e re për korrupsion kundër ish-kryeministrit Sanader
Artikulli tjetërFRANCË –  Vdes polici i plagosur gjatë sulmit terrorist