Ballina Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, shteti në krye të detyrës

TIRANË, 23 Mars/ATSH/.- Shteti është në krye të detyrës për të përballuar situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektuan sot zonat e përmbytura në Shkodër

Ministrat ndaluan në fshatin Dajç ku takuan banorët.

“Shteti është në krye të detyrës. Po ndjekim situatën dhe kemi marrë masa për jetën e njerëzve dhe gjësë së gjallë”, tha Bushati.

Ndërsa ministrja Xhaçka theksoi se FA janë prezente në këto zona që nga dita e parë.

“Nevojitet koordinim institucional me pushtetin lokal. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncentrat për bagëtinë”, tha ajo.

I pranishëm në këto inspektime ishte dhe deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi. Ai vlerësoi punën e Ushtrisë dhe Policisë./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrugët me dëborë, ndërhyn Autoriteti Rrugor dhe kompanitë e mirëmbajtjes
Artikulli tjetërSëmundjet që shkakton ndotja e ajrit