Ballina Shëndetësi

Sëmundjet që shkakton ndotja e ajrit

TIRANE, 23 Mars /ATSH/ -Ajri që ne thithim është mjaft i rëndësishëm në shëndetin tonë po ashtu edhe për mjedisin që na rrethon. Ndotja e tij edhe pse mund të mos jetë shumë e dukshme është vdekjeprurëse.

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike të cilat kanë efekte mbi organizmin tonë, mjedisin, atmosferën.

Dioksidi i karbonit është cilësuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë.

Disa sëmundje që janë të lidhura me ndotjen e ajrit janë: kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërisë, astma, bronkiti, pneumonia, alergji të ndryshme etj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 63% e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkri, 34% nga stroku (goditja në tru) dhe 27% nga sëmundjet kardiake. Ajri i pastër = të ardhme të shëndetshme./e.malaj/  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmbytjet në Shkodër, shteti në krye të detyrës
Artikulli tjetërRuçi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC