Ballina Ekonomi

Rrugët me dëborë, ndërhyn Autoriteti Rrugor dhe kompanitë e mirëmbajtjes

TIRANE, 23 Mars /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e mirëmbajtjes po ndërhyjnë për pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare nga dëbora.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku tregohet ndërhyrja në terren me makineri e pajisje për pastrimin e rrugëve nacionale në veri të vendit nga dëbora.

Si dhe akset rrugore të pastruara dhe nuk paraqesin problem në qarkullimin e automjeteve.

Prej mbrëmjes së të enjtes, pjesa verilindore e vendit është përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar.

Sipas Autoritet Rrugor të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit nuk kanë probleme në qarkullim dhe funksionojnë normalisht. Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postoblloqe në disa segmenete duke këshilluar drejtuesit e automjeteve dhe kontrolluar për pajisjet dimërore.

Me zinxhirë qarkullohet në segmente të veçantë si aksi Kolsh-Qaf-Shllak, aksi rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec.

Firmat po punojnë me kapacitetet e plota për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore. Sipas ARRSH-së, edhe rrugët rurale në këto zona janë të qarkullueshme.. e.xh/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi kulturor, destinacioni i preferuar i të huajve
Artikulli tjetërPërmbytjet në Shkodër, shteti në krye të detyrës