UASHINGTON, 22 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi sot se është i gatshëm të dëshmojë para prokurorit special Robert Mueller i ngarkuar me hetimin në lidhje me një marrëveshje të fshehetë të mundshme mes ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë.
“Po, dëshiroj ta bëj”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë i pyetur në lidhje me një dëgjesë të mundshme në kuadër të këtij hetimi.
Një nga shenjat e tensioneve që po kalon ekipi i tij mbrotjës është që avokati kryesor i Trump-it, John Dowd njoftoi sot dorëheqjen e tij./G.S/























