TIRANË, 21 Mars/ATSH/-Sot jetojmë në një Tiranë më të bukur e më të gjelbër, falë dhe kontributit të secilit për të gjelbëruar qytetin.
Data 21 mars do të ishte edhe afati i fundit për thyer rekordin e 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë dhe rrethinat përreth saj, ndërsa vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë ka arritur rezultatin e dëshiruar, pra mbjelljen e një numri shumë të madh pemësh, për të pastruar ajrin nga ndotja por edhe për një qytet më të pastër.
Ky rekord nuk do të thyhej nëse nisma e bashkisë nuk do të mbështetej nga qytetarët e kryeqytetit si dhe shumë figura të njohura të jetës sociale, mediatike dhe politike që iu bashkuan thirrjes. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shprehu mirënjohjen e tij kundrejt gjithë qytetarëve por në veçanti fëmijëve.
“Mirënjohje të gjithëve që kontribuan sidomos fëmijëve të mrekullueshëm të Tiranës, janë E VETMJA garanci se vendi e ka të ardhmen plot mirësi, kujdes e dashuri. Ec aty TreeRana”, shkruan Veliaj. z.tosku/ /a.g/






















