Ballina Bota

POLONI – Varshava nuk respekton kërkesën e BE-së për ndryshime në drejtësi

VARSHAVË, 20 mars /ATSH-DPA/ – Polonia nuk ka në plan asnjë ndryshim për reformën e kontestuar në drejtësi, pavarësisht afrimit të afatit limit që është mesnata e sotme, të vendosur  nga Bashkimi Europian për të kryer këto ndryshime, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP, duke cituar një deklaratë të qeverisë.

Polonia po përballet me mundësinë e një paralajmërimi formal nga blloku për shkak të problemeve të lidhura me shtetin e së drejtës pasi Komisioni aktivizoi Nenin 7 të traktatit të BE-së në dhjetor.

Varshava tha se “Brukseli nuk duhet të paragjykojë ligjet polake, të cilat nuk janë implementuar ende plotësisht”.

“Pala polake është shprehur e gatshme të vlerësojë rezultatet e ndryshimeve që ka kryer bashkë me Komisionin e BE-së”, thuhet në këtë deklaratë.

Brukseli është i shqetësuar se partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) po merr shumë influencë mbi gjykatën, veçanërisht në emërimin e gjyqtarëve.

Polonia i është përgjigjur kësaj akuze se nevojiten prurje të reja pasi shumë gjyqtarë aktualë kanë qenë zyrtarë të mbetur aty që nga epoka komuniste./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia propozon një projekt për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë
Artikulli tjetërSukseset e shqiptarëve në Londër, Majko: Po krijojmë hapësira për rikthimin e intelektualëve