Ballina Aktualitet

Situata e përmbytjeve, zv. ministri Kote jep detaje nga Shkodra

TIRANE, 19 Mars /ATSH/-Zv. ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote deklaron për ATSH se të dy hidrovorët në qarkun Shkodër, janë në punë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë.

Ai tha se ushtria dhe policia janë në gatishmëri bashkë me strukturat e linjës dhe po ndjekin hap pas hapi çdo zhvillim të situatës së përmbytjeve në Shkodër.

“Janë marrë masat dhe blegtoria e rrezikuar nga përmbytjet është transferuar në zonat e sigurta dhe mbi 1000 ton baza ushqimore është siguruar për këtë sektor” tha Kote.

. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Të shfrytëzohet çdo mundësi për të dalë nga varfëria përmes punës
Artikulli tjetërDiplomacia ekonomike, ndërveprim mes biznesit dhe shtetit