Diplomacia ekonomike, ndërveprim mes biznesit dhe shtetit

Diplomacia ekonomike, ndërveprim mes biznesit dhe shtetit

Diplomacia ekonomike, ndërveprim mes biznesit dhe shtetithttps://ata.gov.al/2018/03/19/diplomacia-ekonomike-nderveprim-mes-biznesit-dhe-shtetit/Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Kryetarët e Dhomave të Tregtive të qarqeve, në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të diplomacisë ekonomike. Bushati u shpreh se ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturore në mënyrë që të mund të promovojmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partneritet e Shqipërisë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 19.03.2018

TIRANË, 19 Mars/ATSH/.- Ndërveprim mes biznesit dhe shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Kryetarët e Dhomave të Tregtive të qarqeve, në funksion të koordinimit të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të diplomacisë ekonomike.

Bushati u shpreh se ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturore në mënyrë që të mund të promovojmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partneritet e Shqipërisë.

“Qasja jonë e re ndaj diplomacisë ekonomike, synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizative, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacionit, komunikimit në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm”, tha ai.

Sipas Bushatit, zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies janë prioritete absolute të qeverisë e në funksion të tyre, MEPJ është angazhuar plotësisht në përmirësimin dhe përshtatjen e shërbimeve tona për sfidat e ekonomisë shqiptare./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.