Ballina Bota

RUSI – Mbyllet votimi, Putini pranë mandatit të katërt

MOSKË, 18 mars /ATSH-AFP/ – Qendrat e votimit u mbyllën sot në Moskë dhe në qytetet e mëdha të Rusisë, ku Vladimir Putin pritet të rizgjidhet president për herë të katërt pavarësisht akuzave për vjedhje të bëra nga opozita.

Sondazhet e para pritet të dalin rreth orës 18:00 GMT, ora që mbyllen qendrat e fundit e votimit në enklavën ruse të Kaliningradit, ndërsa rezultatet paraprake pritet të dalin gjatë mbrëmjes.

Presidenti rus, 65 vjeç që po bën më shumë se 18 vite në pushtet, i përqëndroi përpjekiet e tij tek pjesëmarrja ndërkohë që pritet të fitojë mandatin e katërt me një rezultat të ndjeshëm që do t’i mundësojë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2024.

Rreth orës 16:00 GMT, vetëm dy orë nga mbyllja e kutive të votimit, pjesëmarrja kishte arritur 59,5% sipas Komisionit Elektoral, ose një nivel më i lartë se sa e njëjta periudhë në vitin 2012./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Berlini: Sulmi kibernetik kundër qeverisë krejtësisht i izoluar
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 19 Mars 2018