Ballina Bota

GJERMANI – Berlini: Sulmi kibernetik kundër qeverisë krejtësisht i izoluar

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/ – Sulmi kibernetik kundër rrjetit kompjuterik të qeverisë gjermane, që ndodhi rreth tre javë më parë, është izoluar krejtësisht, deklaroi sot një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.

“Sulmuesit janë izoluar dhe hakimi vazhdoi nën mbikëqyrjen e autoriteteve, për aq kohë sa e lejuan shërbimet gjermane të sigurisë”, theksoi ajo.

Dyshohet se mbrapa këtij sulmi janë hakera të lidhur me shërbimet sekrete ruse.

Kur ky sulm u zbulua, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Thomas de Maiziere, e quajti atë një incident serioz, por theksoi gjithashtu se u vu lehtësisht nën kontroll./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimet për subvencione, fermerët interes për Programin 100 fshatrat
Artikulli tjetërRUSI – Mbyllet votimi, Putini pranë mandatit të katërt