Ballina Bota

OSLO – Vihet në pikëpyetje e ardhmja e qeverisë

OSLO, 18 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria e së djathtës norvegjeze do të japë dorëheqjen në rast miratimi të një mocioni mosbesimi kundrejt ministres së Drejtësisë pas një mesazhi të postuar në Facebook që ka ngjallur indinjatën e vendit, raportuan sot mediat norvegjeze.

Parlamenti pritet të japë të martën verdiktin e tij për të ardhmen e Sylvi Listhaug, e zgjedhura e së djathtës anti-imigracion (FrP) e cila akuzoi në Facebook opozitën laburiste se po mbështet më tepër të drejtat e terroristëve në vend të sigurisë kombëtare.

Partitë e tjera të opozitës janë shprehur tashmë për mosbesimin e tyre, ku tashmë gjithçka mbetet në duart e partisë kristian-demokrate, mbështetësja informale e koalicionit së pakicës që ka patur disa mosmarrëveshje me Listhaug.

Kryeministrja konservatore, Erna Solberg i peshoi më së miri alternativat dhe vendosi se do të ishte pikërisht e gjithë qeveria që do të jepte dorëheqjen në rast të votimit kundër ministres së Drejtësisë, sipas radios publike, NRK dhe gazetës ”Verdens Gang”, duke cituar disa burime anonime./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapen rrugët ndihmëse tek Komuna e Parisit në Tiranë
Artikulli tjetërQendra Shëndetësore e Qukësit do të rikonstruktohet brenda vitit