Ballina Lajme nga Vendi

Qendra Shëndetësore e Qukësit do të rikonstruktohet brenda vitit

TIRANË, 18 Mars /ATSH- I. Vata/ – Qendra Shëndetësore e Qukësit do të jetë pjesë e rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, që do të finalizohen brenda vitit 2018.

Në një postim në statusin e tij social Facebook, deputeti i qarkut Elbasan, Taulant Balla shprehet se “Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative Qukës, Bashkia Prrenjas ofron shërbim për 11500 persona, por e ndërtuar 20 vite më parë, në cilësi jo të mirë, kjo qendër ka nevojë për rikonstruksion pasi kushtet fizike të godinës janë në një gjendje të papranueshme”.

“Së bashku me deputetin Nuri Belba komunikuan me stafin mjekësor dhe banorë të Qukësit për angazhimin që kemi marrë që kjo qendër shëndetësore të rikonstruktohet brenda vitit”, shprehet ai.

Po ashtu, Balla thekson se “Brenda këtij viti të ndërhyjmë. Për ne ka qenë një prioritet Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative më të madhe në Bashkinë Prrenjas, që është Qukësi, e që u shërben 11.500 banorëve ku bëhen mbi 100 kontrolle check up në muaj. Kështu që së bashku me deputetin Belba kemi marrë angazhim që këtë vit të rikonstruktohet qendra shëndetësore e Qukësit dhe e Stravajt dhe kujtoj këtu dhe qendrën shëndetësore të Prrenjasit që është investimi më i madh në të gjithë qarkun. Qendra Shëndetësore e Qukësit u vjen në ndihmë edhe udhëtarëve kur kanë nevoja shëndetësore pasi gjendet ngjitur me aksin nacional Librazhd-Prrenjas”, shprehet Balla.

Sipas mjekëve, kjo qendër kryen të gjitha shërbimet që i nevojiten popullsisë, që tek vizitat e mjekut, kujdesi nënës dhe fëmijës, check up etj./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSLO – Vihet në pikëpyetje e ardhmja e qeverisë
Artikulli tjetër“Bradt Travel Guides”, fton turistët të vizitojnë monumentet e kulturës në Shqipëri