Ballina Bota

TOKIO – Abe i kërkon Phenianit zbatimin në praktikë të premtimeve

TOKIO, 13 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe deklaroi se Koreja e Veriut duhej të merrte veprime konkrete drejt rrugës së denuklearizimit në Gadishullin Korean, gjatë bisedimeve me shefin e shërbimeve sektrete të Koresë së Jugut, Suh Hoon.

“Është shumë e rëndësishme për Korenë e Veriut që të zbatojë fjalët e saj në praktikë, duke ndërmarrë veprime konkrete drejt denuklearizimit”, deklaroi Abe.

Këtë muaj, Pheniani premtoi se do të pezullonte testet e raketave bërthamore dhe balistike, pas bisedimeve me një delegacion të Koresë së Jugut, ku Suh u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi midis presidentit amerikan,  Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim nuk do të zhvillohej nëse Korea e Veriut nuk do të vinte në zbatim premtimet e saj.

“Unë jam këtu për të përcjellë mesazhin  e presidentit Moon Jae se bashkëpunimi midis Japonisë dhe Koresë së Jugut është i domosdoshëm për të kthyer rrjedhën e paqes, e nxitur nga Lojërat Olimpike të Pyeongchang”, tha Suh.

Gjithashtu, Moon dhe Kim kanë rënë dakord për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë në fund të muajit prill./ /a.i/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Verës, aktivitete festive në kryeqytet
Artikulli tjetërReshjet, vijon shpërndarja e bazës ushqimore për të prekurit