TIRANË, 12 Mars/ATSH/ – Më shumë mekanizma financiarë, fiskalë dhe promovues për prodhimin vendas dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe markave shqiptare, përfshirë certifikimin e tyre me destinacion eksportin në tregjet e qëndrueshme ndërkombëtare. Ky ishte apeli i Presidentit Ilir Meta, i cili priti sot në një takim konsultativ përfaqësuesit e “Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”. Ky forum është krijuar rishtaz si një “platformë lobimi” për promovimin e produkteve shqiptare, përfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë. Presidenti përgëzoi dhe mbështeti iniciativën e krijimit të këtij Forumi si një domosdoshmëri e stadit aktual të zhvillimit ekonomik, sidomos në kuadër të axhendës sonë të përbashkët të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu, Presidenti theksoi se përmirësimi i klimës së biznesit, heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore mes vendeve tona, thithja e investimeve të huaja direkte, parashikueshmëria fiskale, garancia juridike dhe kontraktuale, duhet të jenë disa nga prioritetet kryesore në axhendën tonë ekonomike.
Ballina Aktualitet
Lajme
Smart City, Demo: Rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Projekti Smart City, si një nga investimet strategjike në modernizimin e sigurisë publike, zë një vend të rëndësishëm në projektbuxhetin e...
ITALI – Bari rrit tarifat universitare për studentët e huaj, deri në 2 600...
BARI, 4 nëntor /ATSH/ - Universiteti “Aldo Moro” në Bari ka ndryshuar kriteret e llogaritjes së tarifave universitare për studentët e huaj.
Sipas sistemit të...
Demo i përgjigjet Kaprit: Protesta paqësore është e drejtë kushtetuese, dhuna nuk justifikohet
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027, sot në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe...
Bibliotekat kombëtare shqiptare dhe hungareze nisin bashkëpunimin profesional e shkencor
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional,...
SHBA, mbi 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve...
Anëtarësimi në BE, Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të...
POLONI – Kryeministri takim me presidentin për të ulur tensionet lidhur me krizën në...
VARSHAVË, 4 nëntor /ATSH/ - Kryeministri i polak, Donald Tusk, deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë një takim me presidentin Karol Nawrocki gjatë...
Stërvitja “SAR-2026” pranë aeroportit të Rinasit, simulohet aksident ajror dhe operacion kërkim-shpëtimi
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026” do të zhvillohet sot, nga ora 10:30 deri në 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar...
AMSTERDAM – Holanda propozon ish-bankierin, Klaas Knot si president të BQE-së
AMSTERDAM, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Holanda ka propozuar ish-kreun e bankës së saj qendrore kombëtare, Klaas Knot, si kandidat për postin e presidentit të Bankës...
Kapen tre persona në kërkim, njëri i dënuar me 20 vite burgim për vrasje...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur nga Policia e Vlorës, gjatë tre operacioneve të...























