Ballina Bota

SHBA – Pence: Strategjia e izolimit të Phenianit funksionon

UASHINGTON, 9 mars /ATSH-AFP/ – Strategjia e izolimit të Koresë së Veriut, e vendosur nga administrata Trump nëpërmjet sanksioneve ekonomike, po funksionon, theksoi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence një ditë pas shpalljes historike të një samiti mes presidentit amerikan dhe Kim Jong Un. Në një komunikatë të mbajtur sot, Mike Pence ritheksoi se “fushata e presionit maksimal do të vazhdojë deri sa Koreja e Veriut të marrë masa konkrete, të përhershme dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor”.Presidenti amerikan pranoi të enjten të marrë pjesë në një samit historik të propozuar nga lideri koreanoverior Kim Jong Un. Samiti i paprecedentë do të zhvillohet në fund të majit në një vend që ende mbetet për t’u vendosur, për të arritur denuklearizimin e përhershëm,sipas Chung Eui Yong,këshilltari kombëtar koreanojugor për Sigurinë, që përcolli mesazhin e kryetarit koreanoverior,

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë – Bashkia vijon investimet në infrastrukturë
Artikulli tjetërMot me kthjellime dhe vranësira kalimtare