Parashikimi i motit, e enjte 8 Mars 2018

TIRANE, 8 Mars /ATSH/-Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe pjesërisht stuhi ne zonën Veriore. Në zonën Veriore dhe Lindore reshje bore në lartësi 800 metra. Baza e reve të ulëta 600 metër

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim -Veriperëndim 1-18m/sek. Deti i forcës 4-5 me lartësi dallge 2.8- metër. Shikimi 1-15 km, mjegull/mjegullinë nga reshjet.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore               1°/10°C

Vendet e ulta              6°/13°C

Vendet bregdetare      7°/15°C  /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.