NORVEGJI – Kryetari i Parlamentit dorëhiqet pas tejkalimit të kostove buxhetore

OSLO, 8 mars /ATSH-AFP/ – Kryetari i Parlamentit norvegjez, Olemic Thommessen njoftoi sot se hiqte dorë nga funksionet e tij, pas një skandali të tejkalimit të kostove buxhetore për punimet e kryera pranë Parlamentit.

Deputeti konservator është sulmuar këto javët e fundit për shkak të rritjes së papritur të vlerës së faturës për ndërtimin e një tuneli që lidhet me Parlamentin dhe rinovimin e një godine aty pranë, e cila është dyfishuar në tre vite për të arritur në rreth 2,3 miliardë kruna (237 milionë euro) sipas të dhënave të fundit.

Pas një rritje të menjëhershme të kostos me 500 milionë kruna norvegjeze, Thommessen deklaroi më 20 dhjetor se kostot ishin nën kontroll, disa parti të opozitës kërkuan largimin e kryetarit të Parlamentit.

E ardhmja e tij politike varet nga Partia Kristian-demokrate (KrF), mbështetja tradicionale e koalicionit në pushtet./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.