Ballina Kryesore

“Dita e ndërkombëtare e gruas”, bileta e autobusit falas për nënat dhe vajzat në Tiranë

TIRANE, 8 Mars/ATSH/-Bashkia e Tiranës ka menduar një dhuratë të veçantë për zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit.

E kthyer tashmë në një traditë, kryetari i bashkisë së Tiranës ka menduar për për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to. Që në orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje do të kenë mundësi të lëvizin falas(transport publik).

“Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, ka deklaruar dje Veliaj./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Rritje e ndjeshme e eksporteve me 44,5%
Artikulli tjetërSHBA – Kongresi i Floridas kalon një ligj për armatosjen e mësuesve në shkolla