SEUL, 7 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti koreanojugor, Moon Jae In vlerësoi sot se është ende shumë herët për të qenë optimist përsa i përket ofertës së Koresë së Veriut për të diskutuar me SHBA-në për denuklearizimin e saj.
“Ne jemi vetëm në fillim”, deklaroi Moon përpara përgjegjësve politikë, pasi i dërguari i tij në Phenian njoftoi se Kim Jong Un u tregua i gatshëm që të bisedojë çështjen, që prej shumë kohësh ka qenë tabu, mbi arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut.
Ai hodhi poshtë gjithashtu edhe pretendimet sipas të cilave i janë dhënë oferta sekrete Koresë së Veriut për ta bindur që të ulet në tavolinën e negociatave./ /G.S/ a.jor.























