ROMË, 5 mars /ATSH-AFP/ – Ish-kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi njoftoi sot në mbrëmje se do të largohej nga drejtimi i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, pas humbjes së forcës së tij, që mundi të sigurojë vetëm 18,7% të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
“PD-ja pësoi një humbje të qartë dhe të dukshme dhe është evidente që në këto kushte unë heq dorë nga drejtimi i partisë”, deklaroi ai për median, duke saktësuar se nuk do të merrte pjesë në kongresin e ardhshëm të partisë./
/v.b/






















