Ballina Bota

TURQI – Një gazetar gjermano-turk lirohet nga burgu

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Gazetari i njohur gjermano-turk , Deniz Yucel është liruar nga burgu,  një vit pasi ishte akuzuar për terrorizëm,  njoftoi gazeta e përditshme gjermane “Die Welt” përmes Twitter-it.

Yucel u arrestua në Stamboll, në shkurt të vitit 2017, i dyshuar për lidhje me terrorizmin, por ai nuk ishte akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për kryerjen e ndonjë krimi.

Arrestimi i tij ka qënë një nga pikat kyçe të mosmarrëveshjeve gjermano-turke.//a.i/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Kotzias: Natyrisht që negociatat me Shqipërinë do të kishin përfundim pozitiv
Artikulli tjetërTirana me një godinë të re moderne për Teatrin Kombëtar