Ballina Kosova

Kosovë, ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/.- Në të gjitha shkollat e Kosovës sot ora e parë e mësimit  do t’i kushtohet 10 vjetorit të Pavarësisë.

Me vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendlindja ime Kosovë, po kthehem në shtëpi
Artikulli tjetër“Non mi avete fatto niente” mbi 8.5 milionë shikime