Ballina Lajme nga Vendi

“Non mi avete fatto niente” mbi 8.5 milionë shikime

TIRANE,16 Shkurt /ATSH/ – Kënga fituese e Sanremos “Non mi avete fatto niente” e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros numëron 8.5 milionë shikime në Youtube, në kanalin e Rai-it. Këto klikime janë për natën e parë të Festivalit të Sanremos, duke mos numëruar edhe paraqitjet e tjera të kësaj kënge deri në natën finale.

Ndërkohë video zyrtare e këngës e publikuar në 6 shkurt nga këngëtarët Meta dhe Moro ka arritur 5,160,513 klikime.

Ermali dhe Fabrizio me këtë këngë do shkojnë në Eurovizion për të përfaqësuar Italinë, në muajin maj të këtij viti në Lisbonë.

Meta, është një nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenën e Eurovizionit këtë vit.

Është herët të flitet për këngët favorite për të fituar Eurovizionin, por Italia këtë vit mbetet një konkurrente e fortë, 8.5 milionë shikime për vetëm 1 javë tregon se kënga premton shumë dhe e ka suksesin të garantuar.

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

/a.alla/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë
Artikulli tjetërBankat rritën në 3.1% kontributin në ekonominë e vendit