BERLIN – Takim Merkel-Gentiloni në prag të zgjedhjeve parlamentare italiane

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni në prag të zgjedhjeve kombëtare të Italisë,  muajin e ardhshëm.

Takimi midis dy liderëve ishte planifikuar të zhvillohej javën e kaluar, por u shty për shkak të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re koalicioni në Berlin.

Aktualisht, lideri italian është i angazhuar në një fushate zgjedhore përpara votimeve të 4 marsit.

Gjithashtu, bisedimet midis liderëve të qeverisë gjermane dhe italiane zhvillohen në kuadër të përpjekjeve nga të dy vendet për të zgjidhur pasojat politike të krizës së refugjatëve.

Pavarësisht se Merkel ka krijuar një marrëveshje të re koalicioni mes konservatorëve të saj dhe Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD), ka gjasa që të zgjasë disa javë para se të formohet një qeveri e re, pasi anëtarët e SPD tani duhet të votojnë mbi marrëveshjen.

Merkel dhe Gentiloni pritet të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat që do të ndërmerren për të forcuar dhe reformuar Europën siç u premtua nga kancelarja gjatë negociatave të koalicionit dhe masat për rinovimin e tyre të drejtuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron.//a.i/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.