ANKARA, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja dhe Turqia ndajnë të njëjtat objektiva për Sirinë që kanë të bëjnë me disfatën e grupit të Shtetit Islamik dhe një zgjidhjeje politike të konfliktit, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në Ankara.
Ai ndër të tjera vuri theksin për maturi gjatë ofensivës turke kundër milicisë kurde, aleate e Uashingtonit në enklavën siriane të Afrines.
”Turqia dhe SHBA-ja ishin të një mendimi për normalizimin e marrëdhënieve të tyre të tendosura nga disa mosmarrëveshje në lidhje me konfliktin sirian, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Ankara”, njoftoi homologu turk.
“Me dëshirën e një vullneti të përbashkët nga të dyja palët ramë dakort në thelb për një filimi të ri në normalizimin e marrëdhënieve tona”, u shpreh kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu gjatë një konference shtypi me Tillerson./ /v.b/ a.jor.























