TIRANË, 10 janar/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e Bankës së Parë të Investimeve (Fibank) dhe Bankës OTP Albania për zgjerimin e licencës në funksion të ruajtjes dhe administrimit të një spektri më të gjerë të instrumenteve financiare.
Në mbledhjen e fundit, Bordi i AMF-së vendosi miratimin e zgjerimit të licencës së shoqërisë Banka e Parë e Investimeve, Albania, për titujt e transferueshëm, instrumentet e tregut të parasë dhe kuotat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si edhe ofrimin e shërbimit ndihmës “Ruajtja dhe administrimi i instrumenteve financiare në emër të klientëve”.
Po ashtu, u licencua njëkohësisht edhe Banka OTP Albania për ofrimin e shërbimit kuotat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si edhe ofrimin e shërbimit ndihmës “Ruajtja dhe administrimi i instrumenteve financiare në emër të klientëve”.
/r.e/












