PARIS, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Banorët e një distrikti në Paris, jo shumë larg Montmartres, protestuan sot kundër hapjes së një qendre pritëse për migrantët, një vendim i marrë pa u konsultuar me banorët, sipas tyre.
Qendra duhet të hapet në rrugën ”Poissonniers”, në një ish-palestër që i përket një kompanie transporti.
Banorët të zonës as nuk ishin konsultuar dhe as nuk ishin paralajmëruar për këtë.
Versioni i njëjtë nga kryetari i bashkisë së disktriktit, Eric Lejoindre, i cili pretendon të mos jetë informuar nga askush.
“Pajtohem me iniciativën dhe duhet ta diskutojmë atë me banorët dhe organizatat’’, theksoi Eric Lejoindre./ /os/ a.jor.






















