Ballina Aktualitet

Foto-Investime për rehabilitimin e urës së Peqinit

TIRANË, 29 gusht/ATSH-Maela Marini/ Një investim prej rreth 250 mijë eurosh po zbatohet në Qarkun e Elbasanit për rehabilitimin e urës së Peqinit.

Punimet për rehabilitimin e urës po vijojnë me ritme të kënaqshme ndërsa pritet që ato të përfundojnë brenda 2 muajve.

Në një prononcim për ATSH-në, Prefekti i Elbasanit Maksim Malaj u shpreh se, projekti për rehabilitimin e këmbës së urës së Peqinit po zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në kuadër të emergjencave me fondet e Bankës Botërore.

“Volumi i punës në këtë urë parashikon 4000m/3 mur gabioni përveç mbushjeve 4200m/3, sistemimit të shtratit të rrjedhjes dhe betonimit, etj. Vlera e projektit është 248.716 euro dhe zbatuesi i projektit është kompania 2 T shpk”, tha Prefekti Malaj.

Pak ditë më parë, drejtori i ARRSH-së Afrim Qëndro u shpreh se në mënyrë të vazhdueshme bëhet monitorimi dhe ndërhyrjet për të gjitha veprat e artit që ka rrjeti rrugor shqiptar.

Për të gjitha veprat e artit, sipas tij, bëhet një kontroll periodik, 2 herë në vit. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Protesta të banorëve për hapjen e një qendre pritëse për migrantët
Artikulli tjetërPolicia Rrugore monitorim me dron, 128 masa administrative