Ballina Bota

PARIS – Protesta të banorëve për hapjen e një qendre pritëse për migrantët

PARIS, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Banorët e një distrikti në Paris, jo shumë larg  Montmartres, protestuan sot kundër hapjes së një qendre pritëse për migrantët, një vendim i marrë pa u konsultuar me banorët, sipas tyre.

Qendra duhet të hapet në rrugën ”Poissonniers”, në një ish-palestër që i përket një  kompanie transporti.

Banorët të zonës as nuk ishin konsultuar dhe as nuk ishin paralajmëruar për këtë.

Versioni i njëjtë nga kryetari i bashkisë së disktriktit, Eric Lejoindre, i cili pretendon të mos jetë informuar nga askush.

“Pajtohem me iniciativën dhe duhet ta diskutojmë atë me banorët dhe organizatat’’, theksoi Eric Lejoindre./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Gjyqtari i Strasburgut rrëzoi justifikimin e Denar Bibës
Artikulli tjetërFoto-Investime për rehabilitimin e urës së Peqinit