Ballina Flash

Fotogaleri, vijon plani kombëtar i pastrimit në bashkitë e vendit

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Në të gjitha qytetet e vendit po vijon plani kombëtar i pastrimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki, ndërsa theksoi se nuk do të ndalet deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Nuk do të ndalemi deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, theksoi Rama.

Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Sarandë, Memaliaj, Kukës, Tepelenë, Përmet, Mallakastër, Peqin dhe Delvinë.

Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuralja falënderuese e artistëve afganë, Veliaj: Kartolina më e bukur për Fundvit
Artikulli tjetërFRANCË – Attal: Nuk përjashtohen masat kufizuese kundër Omicron